Covid-19 në Kosovë/ Sërish asnjë humbje jete, regjistrohen 15 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë përditësuar të dhënat e fundit, sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Advertisements

Në njoftimin zyrtar, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të infektuar 15 qytetarë, ndërsa sërish nuk ka asnjë humbje jete nga virusi.

Lajmi mirë është se gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur 67 qytetarë të shëruar nga COVID-19.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

16 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.

Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.

Në total numri i rasteve aktive është 186.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Isha i palumtur nga jeta, doja të shkoja në bùrg”/ I riu i merr jetën kalimtarit në rrugë, habit me deklaratën e tij
Artikulli tjetërKèrcènòhèt familjarisht deputeti shqiptar, bën kallëzimin në Polici: Prokuroria t’i zbulojë!