“Drita jeshile” e Parlamentit të Holandës për Konferencën Ndër-Qeveritare, Edi Rama përshëndet vendimin

Kryeministri shqiptar Edi Rama, përshëndet vendimin e Parlamentit të Holandës për mbajtjen sa më parë të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, për nisjen zyrtare të negociatave të anëtarëimit.

Advertisements

“LAJM TJETËR I MIRË. Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. *ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, Parlamenti i Holandës ka dhënë sot “dritën jeshile” për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare, që do t’i hapë zyrtarisht rrugë Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, shkruan newsbomb.al. Parlamenti është mbledhur sot dhe për rreth dy orë ka diskutuar këtë çështje.

Advertisements

Ministria e Jashtme e Holandës bën me dije se sot, shumica në Parlament ka rënë dakord që Konferenca e Parë Ndër-Qeveritare më Shqipërinë të mbahet sa më parë.

“Shqiperia ka bere progres ne fushat prioritare si reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shenuar progres, megjithese nje numer me i larte denimesh per zyrtaret e larte mbetet nje ceshtje e rendesishme per t’u mbajtur ne vemendje”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Holandës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBE hap dyert për udhëtarët shqiptarë, ja çfarë ndodh me Greqinë?
Artikulli tjetërShàu futbollistin shqiptar nga nëna, merret vendimi për lojtarin me origjinë serbe Arnautovic