Studim i ri! Një në katër persona që kanë kaluar Covid-19 vuajnë nga probleme shëndetësore, ja cilat janë simptomat

Rreth një në katër persona që kanë kaluar koronavirusin vuajnë nga probleme shëndetësore, nga të cilat nuk vuanin para se të infektoheshin me Covid-19, sipas një studimi amerikan, që analizoi të dhënat mjekësore të rreth dy milionë personave që kishin kaluar infeksionin.

Advertisements

Dy problemet kryesore me të cilat përballen këta pacientë janë dhimbja (nevralgji, mialgji) dhe vështirësi në frymëmarrje.
Ky është studimi më i madh i kryer ndonjëherë për të shqyrtuar efektet afatgjata të sëmundjes, tha Fair Health, një organizatë e pavarur që mblodhi informacion nga kompanitë e sigurimeve.
“Megjithëse shumë pacientë shërohen nga Covid-19 brenda disa javësh, disa zhvillojnë simptoma të vazhdueshme ose të reja më shumë se katër javë pasi janë diagnostikuar“, shkruhet në studim.

Më konkretisht, më shumë se 23% e pacientëve të cilët u shëruan nga Covid-19, kishin nevojë për kujdes mjekësor më shumë se një muaj pas infektimit, për një ose më shumë nga problemet e mësipërme shëndetësore. Ata që ishin të sëmurë rëndë kishin më shumë të ngjarë të kishin probleme të tilla: pothuajse një në dy persona që ishin shtruar në spital kishin të paktën një problem shëndetësor. Midis atyre me simptoma më të lehta, 27% kërkuan ndihmë mjekësore. Sidoqoftë vlen të përmendet se gati 19% e rasteve asimptomatike kërkuan ndihmë mjekësore.

Advertisements

Një nga problemet me këtë studim ishte që të dhënat nuk u analizuan nga një grup kontrolli, domethënë nga njerëz që nuk ishin infektuar me Covid-19, në mënyrë që të krahasonin rezultatet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVràsjà e 20-vjeçares në sy të foshnjës së saj, ja pyetjet që po ‘çmendin’ policinë greke
Artikulli tjetërStudimi më i madh i kryer ndonjëherë për pasojat e koronavirusit, tregon çfarë ndodh te personat që e kanë kaluar, ja cilat janë simptomat