‘Kam 1 vit e gjysmë i lidhur, hyra për famë’, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ i tregon të gjitha

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar një prej ish-konkurrentëve të “Përputhen”, Ervin Koxherri. Pas daljes nga programi qarkulloi nëpër portale një foto e tij me missi-n shqiptar, Damaljanta Gjergji, duke lënë të kuptohej se mes tyre kishte nisur një lidhje dashurie. Ervini dhe Damaljanta treguan për “Ftesë në 5” se janë veç shokë dhe mes tyre nuk ka ekzistuar kurrë një histori dashurie. Por Ervini tregoi se gjatë kohës që u publikuan lajmet ka qenë në një lidhje dashurie me një vajzë tjetër.

Advertisements

Advertisements

I pyetur nga Bieta ish-konkurrenti tregoi se ata kishin 1 vit e gjysmë bashkë dhe kishin rënë dakord për hyrjen e tij në “Përputhen”.

“Ne bëmë kompromis kur hyra unë në Përputhen, sepse qëllimi i hyrjes sime atje ishte muzika”, u shpreh Ervini. Ervini pohoi se tashmë janë ndarë dhe kënga e tij e fundit ishte një dedikim për të.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 16 qershor 2021
Artikulli tjetërPas 4 vitesh nga sherri, Enca shfaqet krah Noizy-it(Foto)