“Deri dje ja gjenin anën! Sot NGEL! NUK KALON KOLAUDIMIN”, DPSHTRR bën paralajmërimin e fortë për shoferët

Mjetet të cilat nuk plotësojnë kriteret e nevojshme për të qarkuluar në rrugë, nuk do të kalojnë kolaudimin. Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

Advertisements

DPSHTRR ka shpërndarë disa foto të mjeteve të dëmtuara dhe iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve për të riparuar këto dëme brenda afateve ligjore të përcaktuara.

Në të kundërt përveçse do të penalizohen do të merret vendimi deri në ndalimin përfundimtar të qarkullimit dhe masa të rënda për poseduesit e këtyre mjeteve.

Advertisements

“Deri dje ja gjenin anën! Sot NGEL! NUK KALON KOLAUDIMIN! Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë e moskokëçarje, moskujdes i gjatë mirëmbajtjeje mjeti, ju ngarkojnë me përgjegjësi!

Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore! DPSHTRR, Policia Rrugore dhe Task Forca e Transportit Rrugor

– MIE do të jenë pengesë e pakalueshme për këto raste skandaloze – deri në ndalimin përfundimtar të qarkullimit dhe masa të rënda për poseduesit e këtyre mjeteve nëse konstatohen në këtë gjendje në qarkullim!”, thuhet në njoftim e DPSHTRR.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Një ëndërr që po bëhet realitet”, për çfarë po na paralajmëron Luana Vjollca?
Artikulli tjetërPas pak fillon ndeshja më e madhe e këtij europiani, këto janë formacionet zyrtare të Gjermani-Francë