Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me Lulzim Bashën.
Advertisements
Berisha ndodhet në zyrën e kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha, prej më shumë se dy orësh.
Ky takim vjen në një kohë kur anëtarët e PD-së në mbarë vendin po votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Advertisements
Sakaq, kanidatët përballë Bashës si Agron Shehaj dhe Edit Harxhi kanë shprehur pakënaqësi për organizimin e procesit të votimit, duke identifikuar edhe shkelje të ndryshme.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha tha “kurrë mos thuaj kurrë” teksa u pyet për rikthimin e tij në krye të PD-së. Shumë e shohin deklaratën e Berishës si batutë, por të tjerë aludojnë rreth domethënies.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!