Morten Boesen, mjek i ekipit kombëtar të Danimarkës, siguroi këtë të dielë në një konferencë për shtyp se gjendja e Christian Eriksen është e mirë, por ai është ende nën vëzhgimin e tyre pasi u shemb në fushë këtë të shtunë në minutën e 43-të sfidës Danimark-Finland.
Advertisements
“Të gjitha testet që po bëjmë po shkojnë mirë, ” shpjegoi Boesen. “Por Christian është ende i shtruar në spital dhe nën vëzhgim. Po, ai është në humor të mirë ”, shtoi mjeku.
Advertisements
I pyetur se cila ishte arsyeja se përse ndodhi shembja në fushë e lojtarit të kombëtares daneze, Boesen tha se “ende nuk kemi asnjë përgjigje për këtë pyetje . Kjo është një nga arsyet pse ai ende ndodhet në spital”.
Anëtarët e Federatës kanë shpjeguar se lojtarët e Danimarkës kanë zhvilluar një bisedë me video-call me shokun e tyre, i cili vazhdon të qëndrojë në spital, duke konfirmuar se futbollisti i Interit është duke u përmirësuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!