Me rastin e ditëlindjes së babait të tij, reperi i njohur Stresi na ka njohur edhe njëherë me anën e tij të ndjeshme.
Advertisements
Ndryshe nga herët e tjera kur është mjaftuar me një foto dhe një caption në Instagram, kësaj here Stresi ka vendosur t’i shkruajë një letër të atit.Kjo pasi siç ai vetë tregon, është më i aftë t’i shprehë ndjenjat në letër, sesa t’i tregojë me fjalë.Nëse u bëtë kuriozë ta lexoni, Stresi e ka treguar edhe vetë në Instagram letrën e tij, ku shkruan:
“Happy birthday Babi
Shpresoj qe kjo leter te jete nje nga kujtimet me te bukura per ty Baba.E bej kete gjest edhe pse cdo dite te kam ne shtepi,edhe te shoh por duke me njohur e di se me se miri ato qe ndjej i them me se miri nepermjet fletes.
Prandaj doja te thoja qe te dua shume e je krenaria dhe shpresa ime.Kur te shoh aq te lumtur dhe qe ne cdo kohe rrezaton miresi dhe dashuri me ben te ndjehem dhe une i lumtur dhe krenar qe jam djali yt .
Advertisements
Nuk do te mjaftojne kurre fjalet per te shprehur dashurine qe kam per ty.I Dashur Baba un te kam treguar ne cdo moment qe te dua pafund,por sot do doja dicka te vecante te mbushur plot dashuri. Cdo femije do ndjehej i lumtur qe ka nje baba si ti,ashtu sic ndjehem dhe une.
Ti ke ditur te percosh tek ne nje fyme te ngrohte prinderore.Cdo dite e jetes time ka qene e lumtur dhe vazhdon te jete e tille … dhe a e di pse?? Sepse ne rrugetimin e jetes sime perkrah meje ,njeriu qe me ka shoqeruar gjithmon,je ti i i Dashur Baba. Falenderoj cdo dite Zotin qe me ka bekuar me dy prinder te mrekullueshem,jo se mamin nuk e dua ,natyrisht qe dhe ajo ze nje vend te rendesishem ne zemren dhe jeten time,po per ty eshte nje dashuri e pazevendesueshme.
Je i pakrahasueshem dhe energjik, plot jete,dhe ne cdo moment rrezaton respekt,dashuri,miresi,vlera dhe sic i thone asaj fjales “Te ka fal Zoti” Energjite e tua jane te pashtershme,nuk ke thene kurre u lodha dhe nuk ke thene kurre jo.Une tani jam i rritur e kam kuptuar qe jeta jote ka qene e mbushur me sakrifica ,por fale besimit, punes dhe aftesise tende ke arritur ketu ku je sot,dhe Zoti te ka shperblyer dhe a e di me cfare??
Me thesarin me te cmuar ne bote te ka bekuar duke te dhene nje familje te mrekullueshme ,plot jete.Uroj qe te jetosh sa me gjate dhe te shohesh frytet e punes tende te palodhur. Babi te premtoj se nje dite do te bej te ndjehesh krenar per mua,per djalin tend te vogel per djalin tend te pleqerise,qe te do sa e gjithe bota….e çbota them une krahasuar me dashurine qe kam,per ty bota duket shum e vogel.
Te uroj 100 vite Sali Lushaj”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!