Nisja e fluturimeve nga Aeroporti i Kukësit, ja kur do udhëtojnë pasagjerët e parë dhe çmimet që do të kenë biletat

Kryeministri Edi Rama dha dje lajmin se shumë shpejt do të nisin fluturimet e para nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, i inaguruar disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Newsbomb.al mëson se udhëtimi i parë nga ky Aeroport do të bëhet në datë 15 korrik.

Advertisements

Udhëtarët do të mund të fluturojnë nga dhe drejt Zyrihut e Stambollit, nga mesi i muajti të ardhshëm.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit”, shkroi Rama dje dhe ndau dhe çmimet fillestare të biletave + taksa aeroportuale.

Advertisements

*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR

Nga një kërkim i newsbomb.al, mësuam se udhëtimet nga Aeroporti i Kukësit drejt Zvicrës dhe Turqisë do të kenë një çmim tepër të favorshëm dhe të përballueshëm nga të gjithë. Në faqen e Air Albania ka nisur shitja e biletave dhe ne ju sjellim më poshtë kostot e udhëtimit për tre kategori.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi kinez, mësoni tani vitin e lindjes dhe shenjën e zodiakut
Artikulli tjetërI fundit! Ambasada Amerikane në Tiranë jep lajmin e madh