Kush është djali i ish-drejtorit të policisë që i këputi këmbën vajzës me “Benz” në Tiranë

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë tip Benz përplasi një këmbësore 30-vjeçare.

Advertisements

ABC mëson se në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani, 19-vjeç. Ky i fundit është djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

Vajza që u përplas mbrëmjen e sotme në Kinostudio ka humbur njërën nga këmbët si pasojë e goditjes nga një “Benz” luksoz që drejtohej nga një adoleshent.

Advertisements

Vajza është futur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pasi aksidentoi vajzën, makina e drejtuar nga i riu që nuk kishte konsumuar alkool mori përpara çfarë i doli duke u përplasur me një zyrë noterie dhe këputur një pemë. Të terrorizuar dhe me duart në kokë nga ajo që u panë sytë, qytetarët shprehen se “vajza ishte në rrugën e vet dhe tani mbeti pa këmbë e shkreta”.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nëse do të shisja video-n time të s*ksit do …’, Roza Lati sqaron deklaratën e bujshme
Artikulli tjetër“Pajtohen” Rama e Kurti, të përqafuar në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor