Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka kërkuar që të bëhen hetime të nevojshme për të gjetur origjinën e Covid-19. Sipas saj, hetuesit duhet të kenë akses të plotë në vendet që mund të hedhin dritë mbi këtë rast.
Advertisements
“Është me rëndësi të madhe që të mësojmë për origjinën e koronavirusit”, tha von der Leyen në një konferencë shtypi përpara samit të G7 në Britani. “Hetuesit kanë nevojë për qasje të plotë në gjithçka që është e nevojshme për të gjetur me të vërtetë burimin e kësaj pandemie”, shtoi ajo.
Pak javë më parë, eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci i bëri thirrje Kinës që të lëshojë të dhënat mjekësore të nëntë personave, sëmundjet e të cilëve mund të sigurojnë të dhëna të rëndësishme nëse COVID-19 u shfaq për herë të parë si një “rrjedhje” nga një laborator.
Advertisements
Edhe presidenti Joe Biden kërkoi që të hetohet për covid-19, për të zbuluar nëse ai vërtet është krijuar në laborator. Shkencëtarët dhe zyrtarët kinezë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hipotezën e daljes së virusit nga një laborator.
Këta të fundit kanë deklaruar se virusi mund të ketë qarkulluar në rajone të tjera para se të god iste Ëuhan-in dhe madje mund të ketë hyrë në Kinë përmes dërgesave të importuara të ushqimeve të ngrira ose tregtisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!