Mbrëmjen e sotme disa shtete, përgjatë Hemisferës Veriore do të kenë mundësi të shohin eklipsin diellor, i quajtur ‘unaza e zjarrit”.
Advertisements
Kjo ngjarje quhet eklipsi unazor. Hëna do të shihet duke lëvizur mbi yllin tonë, por nuk do ta bllokojë plotësisht dritën që vjen prej saj, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.
Skenat më të qarta do të jenë në Arktik, por një pjesë e mirë e pjesës tjetër të Tokës do të mbulohet gjithashtu nga një eklips i pjesshëm, Shtetet e Bashkuara lindore dhe Alaskën veriore, së bashku me pjesën më të madhe të Kanadasë, Grenlandës dhe pjesëve të Evropës dhe Azisë.
Advertisements
Në Mbretërinë e Bashkuar, vendi më i favorshëm për të parë, do të jetë në Skoci. Si gjithmonë, këshilla është që të mos shikohet Dielli me sy të lirë. Kjo mund të shkaktojë dëme të mëdha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!