E rëndë/ Shembet ndërtesa nga ‘shiu i madh’, tetë fëmijë në mesin e 11 të pajetëve

Në një periferi veriore të Mumbai në Indi kanë mbetur te vd ek ur 11 persona mes tyre 8 fëmijë pasi një ndërtesë u shemb ditën e parë të shirave të mëdha në qytet.

Advertisements

Zyrtarët lokalë sipas raportimeve fajësuan motin për tra gj edi në pasi shiu bëri që ndërtesa të shembej dhe se bilanci mund të jetë akoma më i rën duar duke qenë së shumë njerëz janë bllokuar poshtë mbetjeve të ndërtesës.

15 persona të tjerë mbetën të pl ago sur dhe u dërguan në spitalet aty pranë.
Media lokale treguan fotografi të punëtorëve të shpëtimit duke tërhequr mbeturinat në një korsi të ngushtë ndërsa të afërmit dhe vëzhguesit shikonin.

Advertisements

Thuhet se banorët nga tre ndërtesa aty pranë u evakuuan pasi strukturat nuk ishin në gjendje të mirë.

Gazetari i Agjencisëe së lajmeve Vishal Thakur, raportoi duke thënë se 15 njerëz duke përfshirë gra dhe fëmijë janë shpëtuar dhe janë transferuar në spital.
“Ekziston mundësia e më shumë njerëzve të mbërthyer nën mbeturinat. Ekipet janë të pranishme këtu për të shpëtuar njerëzit “-raportoi Thakur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMall për të atin e saj, Sara ndan foton e veçantë me Dritan Hoxhën
Artikulli tjetërDASH e shpalli ‘non grata’, Sali Berisha publikon videon krah ish-presidentit amerikan dhe jep mesazhin e fuqishëm