Shteti europian hap kufijtë për shqiptarët e imunizuar ndaj Covid 19, ja çfarë duhet të dini

Shqiptarët e vaksinuar mund të shkojnë në Hungari dhe të kalojnë kufirin pa asnjë kufizim, duke filluar që sot.

Advertisements

Ambasada hungareze në vendin tonë ka njoftuar marrëveshjen dy palëshe mes dy vendeve. Shtetasit nga Hungaria mund të vijnë në Shqipëria dhe shqiptarët mund të shkojnë në Hungari, nëse janë të pajisur me certifikatën anti Covid.

Njoftimi i ambasadës:
Duke filluar nga data 10 qershor 2021, hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit.

Advertisements

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid 19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArjan Konomi bën bashkë Sarën dhe Atdheun pas ndarjes, çfare ndodhi?(Foto)
Artikulli tjetërNuk ndalen kapriçot e motit, priten rrebeshe të dendura në të gjithë vendin në orët që vijojnë