Arbana nuk donte që ai të ishte opinionist në ‘Big Brother’? Olti flet për herë të parë për ‘sherrin e përfolur’ me moderatoren

Arbana Osmani dhe Olti Curri janë dy figura simbol të “Big Brother” në vendin tonë. Kjo pasi për vite me radhë atyre u janë besuar dy role shumë të rëndësishme të këtij formati, respektivisht roli i moderatores dhe ai i opinionistit në “Big brother Fans’ Club”.

Advertisements

Mirëpo, gjatë kohës kur ky reality shoë transmetohej në vendin tonë, u tha në media se Olti nuk u zgjodh opinionist në “Big brother”, pra gjatë të shtunës kur transmetohej emisioni, pasi ka patur një konflikt mes tij dhe Arbanës. Dy protagonistët nuk kanë folur asnjëherë rreth këtyre zërave, e vetëm ditën e sotme Olti ka sqaruar një herë e mirë se çfarë ka ndodhur mes tyre. I ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio, Olti tregoi:

“Unë nuk kam folur personalisht me Arbanën për këtë çështje. Në periudhën kur ishte Rezart Aga autor, më tha: “Të kam propozuar për të shtunën në darkë, por nuk pranon Arbana Osmani.” Dhe unë kam diçka se nuk pyes pse nuk më do apo si është e vërteta. Unë flas me Arbanën nuk e di pse nuk e kam pyetur.

Advertisements

E lashë atë sepse kisha bërë dy edicione në “Fans’ club” dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Më pas më erdhi ftesa edhe nga presidentja e televizionit, Vjollca Hoxha, por unë vazhdova të qëndroj në “Fans’ Club” mes shumë falenderimeve. Vendosa të mbetem aty dhe t’i jem besnik atij emisioni.”

I pyetur nga Jonida Aliçkolli se çfarë mendimi ka për faktin se drejtimi i “Big brother VIP” i është besuar Arbanës, ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar prej saj, Olti shprehu vlerësimet maksimale.

“Shumë mirë! Është shumë mirë Arbana! I përshtatet më shumë këtij formati se Luanës(që u përfol gjatë në media se mund të prezantonte këtë format). “Big brother” do dikë që ka kaluar personazhet e njohur, ka bërë intervista, njeh situatat familjare. Aq më pak “Big brother VIP” që është shumë më i vështirë sepse VIP-at e njohin fuqinë e medias dhe personazhit. Kështu që Arbana është OK.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Me votë në ballë”, publikohet fotoja e deputetit i cili votoi shkarkimin e Ilir Metës
Artikulli tjetërNëse zgjoheni papritur në mes të natës,ka diçka shumë të rëndësishme që duhet të dini rreth shëndetit tuaj