Pak ditë më parë, Armina Mevlani festoi ditëlindjen e saj të 30-ë, e cila u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet. Menjëherë pas festës u aludua se blogerja ishte ndarë nga Shkëlzeni, pasi ky i fundit nuk e uroi (të paktën jo publikisht) dhe as nuk u pa në postimet e saj.
Advertisements
MIrëpo, për t’ua mbyllur gojën të gjithëve, Armina ka publikuar videon më të bukur nga dita e saj speciale. Shihet se Shkëlzeni ka qenë i pranishëm në ditëlindje, e për më tepër çifti shfaqen duke kërcyer të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Në këtë mënyrë, blogerja ka bërë të ditur se ajo dhe Shkëlzeni vazhdojnë të jenë bashkë dhe mes tyre nuk ka ndodhur asnjë “krisje në marrëdhënie”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!