Parlamenti Evropian (PE) miratoi të mërkurën (9 qershor) vendimin për lëshimin e certifikatave digjitale të COVID-19 përmes së cilave blloku evropian synon që të lehtësojë udhëtimet. Sipas vendimit të PE-së lëshimi i tyre do të bëhet duke filluar më 1 korrik 2020.
Advertisements
Kryetari i Komitetit për Liritë Qytetare në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar, tha se është inkurajues fakti që disa vende tashmë po lëshojnë certifikata. Ai iu bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përmbahen nga vendosja e kufizimeve shtesë ndaj pandemisë, përveç nëse ato janë shumë të nevojshme. Certifikatat pritet të jenë falas dhe ato do të lëshohen nga shërbimet shëndetësore të vendeve anëtare. Certifikata do të përmbajë një kod, do të jenë të përfshira në sistem digjital, por edhe në formë të letrës.
Aty do të përfshihen të dhënat nëse personi që e posedon është i vaksinuar, ka një rezultat negativ të testit apo është shëruar nga COVID-19.
Advertisements
Gjithashtu certifikata nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi. Parlamenti Evropian tha përmes një deklarate se BE-ja do të parandalojë mundësinë që certifikatat të falsifikohen. Një deklaratë thuhet se gjatë bisedimeve midis institucioneve të BE-së është rënë dakord që vendet anëtare të mos vendosin kufizime të udhëtimit për ata që kanë një certifikatë, përveç në rastet kur “është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik.
Certifikatat vlejnë vetëm për udhëtim brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ato do të lëshohen për personat e vaksinuar me njëren nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Deri më tani, vaksinat e Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnon & Johnson janë miratuar për përdorim në territorin e BE-së. Disa vende anëtare siç janë Hungaria dhe Sllovakia përdorin edhe vaksinën ruse Sputnik-V e cila ende nuk është miratuar nga rregullatori evropian.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!