Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Nëse socialistët sigurojnë shumicën e votave, atëherë Ilir Meta do të jetë Presidenti i parë i Republikës që shk arkohet nga detyra.
Advertisements
Në një kohë që seanca plenare pritet të nisë nga momenti në moment, në Presidencë në këto momente raportohet për disa zhvillime “të çu ditshme”.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, të pak minutave më parë në oborrin e Presidencës, disa furgonë janë futur brenda rrethimit të selisë së Kreut të Shtetit dhe po marrin disa valixhe të mëdha metalile.
Advertisements
Megjithatë, nga pamjet nuk kuptohet qartë nëse valixhet kanë materiale të Metës apo Presidenca po përgatit mbajtjen e ndonjë aktiviteti.
Presidenti Ilir Meta e ka quajtur jo legjitim Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, dhe ka bërë të qartë se ai do të jetë në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit, në vitin 2022.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!