Sot votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta në Kuvend, maxhoranca kërkon 94 vota, ja çfarë pritet të ndodhë

Për herë të parë në Shqipëri, sot, votohet shkarkimi i Presidentit në vend. Në orën 10:00 pritet që të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë për të votuar raportin e Komisionit Hetimor që është ngritur për të hetuar dhe mbledhur prova që mund të nxjerrin Metën jashtë Presidencës.

Advertisements

Maxhoranca e cila e inicioi këtë nismë kërkon 94 vota pro raportit të këtij komisioni. Seanca parashikohet që të ketë tre orë debat dhe më pas të bëhet votimi me letër të fshehtë. Zyrtarisht, Kuvendi i kërkoi Presidentit që të ishte në seancën e së sotme, por kreu i shtetit nuk ka pranuar, duke u shprehur se nuk kishte sens të ishte i pranishëm që të dëgjonte gjyqin publik ndaj tij.

Nëse sot vuloset shkarkimi i Kreut të Shtetit në Kuvend, çështja do të kalojë në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të thotë fjalën e fundit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDita nis me diell por pasdite pritet përkeqësim i motit, ja parashikimi i motit sot
Artikulli tjetërQeveria e Kosovës merr vendimin për të hequr lejen e përkohshme të qëndrimit me Shqipërinë, ja si do të ndikojë