Arrestohet oficeri i Patrullës në Durrës, i jepte makinës ‘tapë’ dhe aksidentoi rëndë një 33 vjeçar

Njoftimi i plotë i SHÇBA:

Advertisements

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës-Kavajë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, referoi materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të punonjësit të policisë, i arrestuar në flagrancë, Inspektor P. P., 52 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”; “Drejtim i mjetit motorik në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit“.

Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor P.P. u krye pasi më datë 06.06.2021, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 18, rruga “Sulejman Pitarka”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar rëndë një shtetas 33-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Nga veprimet e para hetimore rezulton se punonjësi i policisë P. P. ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe pasi ka kryer aksidentin është larguar nga vendngjarja.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU zhyt për të kapur oktapod, nuk do e besoni çfarë gjen zhytësi në ujërat e Karaburunit (foto)
Artikulli tjetërÇfarë ndodhi? Mediat më të mëdha në botë dalin jashtë funksionit