Ekzistenca e tyre nuk është më mister/ Zbulohet një nga dinozaurët më të mëdhenj në botë

Në Australi është zbuluar një dinozaur i quajtur “Australotitan” (ose Titan i Jugut) dhe është 6.5 metra i gjatë.

Advertisements

Është një nga dhjetë deri në 15 dinozaurët më të mëdhenj të zbuluar ndonjëherë në Tokë dhe më i madhi në Australi, raporton BBC.

Pjesët e fosilizuara të skeletit të dinozaurit të gjigant, u zbuluan për herë të parë në zonën Eromanga të Queensland në jugperëndim në 2007, kur filluan gërmimet, të cilat vazhdojnë ende.

Advertisements

Shkencëtarët, pas një studimi të gjatë të fosileve, i kanë bërë tani njoftimin në revistën shkencore PeerJ, sipas “New York Times” dhe BBC, dhe vlerësohet se bëhet fjalë për një dinozaur barngrënës, me qafë shumë të gjatë, bisht dhe këmbë të gjata, me peshë 70 tonë dhe jetonin 92 deri 96 milionë vite më parë.

Për shkak se Australia është kryesisht e rrafshët dhe pa vargmale dhe gryka, të cilat gradualisht do të ekspozonin fosilet për shkak të erozionit të shkëmbinjve, ajo konsiderohet si një nga vendet më të vështira në botë për të zbuluar kockat e dinozaurëve. Zbulimet zakonisht bëhen nga fermerët të cilët lokalizojnë fosilet kur dalin në sipërfaqe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Konfirmohet rasti i parë me variantin afrikan të koronavirusit në Kosovë, Ministria jep njoftimin
Artikulli tjetërVideoja që po bën xhiron e rrjetit/ Një gropë e madhe hapet në një parkim dhe ‘gëlltit’ makinën