Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që pritet edhe reshje të izoluara në fragmente të shkurtra kohore.

Advertisements

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 28°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Advertisements

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësitë për reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 24°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 8 qershor 2021
Artikulli tjetër“Mos na refuzoni shtëpinë tonë”/ Shqiptarët në Greqi do të organizojnë një protestë për hapjen e kufijve, ja kur do të zhvillohet