Përfitoi mbi 400 mijë Euro duke mashtruar në internet

Janë dashur 4 vite hetime për të zbuluar mënyrën sesi një shtetas i huaj kishte ngritur një skemë për mashtrimin e qytetarëve dhe përfitimin e parave në mënyrë virtuale. 41-vjeçari me kombësi rumune, banues në Gjermani, kishte hapur kompaninë EH Export&Import për shitjen e pajisjeve të cilat nuk i dispononte.

Advertisements

Pas indicies nga autoritetet shqiptare, homologët gjermanë, zbuluan 26 raste të mashtrimit online, ku ky shtetas ka përfituar rreth 426 mijë Euro. Burime nga policia shqiptare bëjnë me dije se dyshohen mbi 100 raste që 41-vjeçari ka mashtruar, të cilat ende nuk janë dokumentuar.

Përfitimin e parave në mënyrë të paligjshme, rumuni i ka bërë duke përdorur 11 profile false në internet, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përdorur më shumë identitete të cilat lidhen me rastet e tjera të pa dokumentuara.

Advertisements

Operacioni për ndalimin e 41-vjeçarit u kodua “Përfundimi”, ndërsa mësohet se po hetohen dhe persona të tjerë si të dyshuar pjesë e kësaj skeme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Më thanë kemi qarë kur dëgjuam”, Mirush Kabashi flet pas lajmit të rrejshëm për vdekjen e tij
Artikulli tjetërI fundit/ Një tërmet i fuqishëm ‘shkund’ fort shtetin ballkanik