Jemi zyrtarisht në stinën e verës por shiu “nuk do të ikë”, parashikimi i motit nga sot deri të premten

Edhe pse tashmë kemi hyrë në stinën e verës parashikimi i motit thotë të kundërtën. Java që presim përpara do të jetë e paqëndrueshme dhe karakteristikë të saj do të ketë reshjet në formë rrebeshesh dhe shtrëngatash nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Advertisements

Më konkretisht java nis me ditën e Hënë ku moti parashikohet kryesisht i vranët por edhe intrvale me diell. Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite me intensitet mesatar. Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Dita e Martë dhe ajo e Mërkurë do të vijojë me motin kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët, por nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet me intensitet mesatar në formën e rrebesheve, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Advertisements

Për ditën e Enjte dhe ajo e Premte mëngjeset dhe darkat do të jenë me kthjellime ndërsa orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVatër zjαrri në Karaburun të Vlorës, dyshohet zjαrrvenie e qëllimshme nga barinjtë e zonës
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, e hënë 7 qershor 2021