“Edhe unë do ngrija gishtin e mesit…”, Antonela i del në mbrojtje kryegjyqtares së Elbasanit

Këtë të dielë në E Diell në pjesën e dytë të emisionit u trajtua një temë lidhur me atë që ka ndodhur me kryegjyqtaren e Elbasanit.

Advertisements

Reagimet në studio ishin të shumta. I pari që hapi debatin e që “dënoi” aktin e saj ishte Bledi Mane, i cili shpjegoi se për shkak të pozitës e detyrës së kryegjyqtares kjo sjellje është e patolerueshme.

Nga ana tjetër, një tjetër mendim dha edhe Shqipja me Antonelën e Përputhen, të cilat nisën një debat të ashpër mes njëra-tjetrës për këtë temë.Sipas Shqipes, një reagim si i kryegjyqtares është i patolerueshëm, pasi ajo vet nuk mund t’i drejtohet me gisht mesi qytetarëve shqiptar. Ishte ky mendim i saji që ndezi gjakrat e bëri Antonelën të dilte disi nga vetja.

Advertisements

“Nëse edhe mua do të më bullizonin njësoj si atë, jo një por të gjithë gishtat e mesit do i ngrija kundër tyre”- u shpreh ajo.

Debati mes vajzave vazhdoi e mesa duket të dyja vajzat nuk do të jenë kurrë në një mendje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën një grua
Artikulli tjetërKishin humbur në Theth! Policia gjen dy turistët polakë, njëri prej tyre niset me helikopter drejt Tiranës