Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën një grua

Një shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur orët e vona të së shtunës në provincën e Matera-s, në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Bernalda. Makina në të cilën udhëtonte një familje shqiptare humbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rruge, në rrethana ende të paqarta.

Advertisements

Fatkeqësisht nga aksidenti humbi jetën gruaja që ishte pasagjere, identiteti i së cilës nuk është bërë publik në mediat italiane, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre edhe një djalë mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital. Mësohet se familje shqiptare punonte në një prej fushave të Basilicata.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEkspertët të revoltuar: Të rihapen kufijtë, virusi në Shqipëri është zhdukur
Artikulli tjetër“Edhe unë do ngrija gishtin e mesit…”, Antonela i del në mbrojtje kryegjyqtares së Elbasanit