Asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri, vetëm 5 të infektuar në 24 orët e fundit

Sërish në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është raportuar asnjë humbje jete. Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se janë regjistruar vetëm 5 raste të reja, ndërsa janë shëruar 37 pacientë.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë

Advertisements

Janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (6 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 37

Të shtruar në spitale 28

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1,881

Testime totale 738,472

Raste pozitive 132,379

Raste të shëruara 129,664

Raste Aktive 264

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 65

Shkodër 55

Berat 35

Korçë 33

Lezhë 25

Elbasan 16

Vlorë 11

Gjirokastër 10

Durrës 4

Kukës 4

Fier 4

Dibër 2

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDebat i ashpër mes Shqipes dhe astrologes në ‘Trotuar’: Të duket vetja si Zoti…
Artikulli tjetërManastirliu vlerëson infermierin: Një nga vaksinatorët më shembullor të Shkodrës