VIDEO/ ‘Të mbrohet me çdo kusht’. Peticion për ‘Urën e Zogut’

Ura e Zogut që ndodhet mbi lumin Mat në Milot, një ndër veprat më të bukura dhe të rralla në kohën e Mbretërisë, po degradohet çdo ditë. Të rinjtë kurbinas kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë që ky monument kulture i kategorisë së parë të mbrohet me çdo kusht.

Advertisements

Shkatërrimi nga shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat, si dhe degradimi i urës se ‘Zogut’ monument Kulturë i kategorisë së parë, ka bërë që të rinjtë të ndërmarrin një aksion sensibilizues. Ata kanë kërkuar reagimin e instancave shtetërore për mbrojtjen e pasurive kombëtare dhe kthimin e tyre në atraksione turistike.

Banorë të zonës janë dëshmitarë të masakrës mjedisorë që është dhe po bëhet çdo ditë mbi lumin Mat, andaj ata kërkojnë që të rikthehet në një atraksion turistik siç ka qenë më parë.

Advertisements

Janë të rinjtë e Kurbinit të cilët me anë të një peticioni kërkojnë që ky monument kulture i kategorisë së parë të mbrohet me çdo kusht.

Nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi, e gjithë ura mund të rrëzohet në rrjedhën e lumit, duke zhdukur përfundimisht një nga veprat me të bukura të ndërtuara një shekull më parë.

https://www.facebook.com/watch/?v=3068497213378237

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAdrola shpërndan imazhe ku duket elegante e veshur me të bardhë
Artikulli tjetërDebat i ashpër mes Shqipes dhe astrologes në ‘Trotuar’: Të duket vetja si Zoti…