Graciano dhe Argjira rrëfejnë të pathënat rreth lidhjes së tyre

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani së fundi konfirmuan për fansat lajmin e lidhjes së tyre.

Advertisements

Çifti është kthyer kështu në më të komentuarin e momentit, dhe për herë të parë kanë rrëfyer historinë e tyre në emisionin më te ri “Natën me Aulonën”.

Argjira rrëfeu se në fillim ishin miq shumë të mirë dhe kur balerini nisi ta ngacmojë ajo nuk e mori seriozisht.

Advertisements

Jetesa në Kosovë ishte një prej arsyeve se pse ajo nuk mund ta merrte këtë vendim, por pasi u shpërngul në Tiranë ajo e pranoi lidhjen.

“Ishte e vështirë, sepse kjo ishte në Kosovë dhe ishte një lidhje që e dija që nuk do funksiononte dhe i thosha vetes ‘pse torturohesh se kjo gjë nuk do eci’. Pastaj thashë kjo është dashuria e vërtetë ti do luftosh, bëra hilet e mia derisa erdhi këtu”,- tha Graciano.

Çifti po bashkëjeton me njëri-tjetrin, dhe kjo ka rezultuar një eksperiencë më e mirë nga ajo që Argjira po priste.

“E kam pritur më keq bashkëjetesën, sepse shoqet më kishin thënë që bashkëjetesa me një mashkull është ferr. Por Graciano është i rregullt, më ndihmon pafund në shtëpi, edhe në kuzhinë”,- tha ajo.

Përsa ju përket planeve për dasmë ata thanë se nuk është në planet e tyre afatshkurtra

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNëse dëshironi të merrni ngjyrën perfekte në verë, mos bëni këto gabime
Artikulli tjetërIu thye zemra në Spanjë, Alban Ramosaj tregon kujt ia dedikon këngën “Thikat e mia”