Fluturimet e lira në Gjirokastër, këtë fundjavë në aerodrom ulen edhe avionët sportivë

Demonstrime të shumta të fluturimeve me avionë sportivë, fluturime të lira dhe paragliding janë duke mbushur gjithë fundjavën në Gjirokastër.

Advertisements

Eventi i uljes së disa avionëve të vegjël 2 vendesh në pistën e aerodromit të Gjirokastrës ishte një ngjarje që ndodhte pas gati 30 vitesh. Aerodromi megjithëse ka një pistë të niveluar dhe sipas specialistëve është i përshtatshëm për avionë të vegjël ende nuk i ka të autorizuara uljet dhe është në pritje të licensimit. Kjo rrethanë ka shqetësuar disi aktivitetet e fundjavës megjithatë krerët e klubeve të aeronautikës besojnë se situata do të marrë zgjidhje.

Ndërkaq eventi u ndërthur në mbrëmje me festimin e 75 vjetorit të Republikës Italiane me shumë aktivitete muzikore, degustim produktesh italiane në pistën e aerodromit. Festimet kulmuan me praninë e rrallë të liricistit 84 vjeçar italian Giulio Rapetti në kalanë e qytetit në një rrëfim artistik për jetën e tij.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakQytetarja u ankua për vonesën e pakos duke i folur ashpër, punëtorja e Amazon e dhῦnon (Video)
Artikulli tjetër​Në pandemi rriten çmimet e artikujve ushqimorë e ulen pagat