Të ulur në autobuz, adoleshenti filmohet duke i vënë flakën flokëve të një gruaje (video)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një linjë urbane në San Francisco, SHBA, ku një adoleshent është kapur nga kamerat e sigurisë duke i vënë flakën flokëve të një gruaje në autobus.

Advertisements

Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, shihet që adoleshenti mban një çakmak në pjesën e pasme të kokës së gruas me qëllim për t’i vënë flakën.

Megjithatë nuk është plotësisht e qartë masa në të cilën janë djegur flokët e gruas apo nëse ajo ka marrë lëndime.

Advertisements

Ngjarja u raportua nga shoferi i autobusit, por në momentin kur policia mbërriti, gruaja dhe adoleshenti ishin larguar që aty.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjekja ORL tregon pasojat që lë pas Covid-19, nuk prèk vetëm nuhatjen dhe shijen por…
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 6 qershor 2021