India po përballet me një valë të egër të COVID-19, me rastet e vi kt imat që janë në rritje çdo ditë e më tepër.
Advertisements
Për të frenuar pandeminë, autoritetet kanë urdhëruar vaksinimin e moshave të treta, duke shkuar shtëpi më shtëpi për ta realizuar këtë gjë.
Pikërisht, aty u zbulua ndoshta, gruaja më e vjetër në botë. Bëhet fjalë për Rehta Begum, e cila pretendon të jetë 124.
Advertisements
Kështu Begum, rezulton të jetë shtatë vite më e vjetër se japonezja, Kane Tanaka, e cila aktualisht njihet si gruaja më e vjetër në botë.
Nëse Begum është me të vërtetë 124 vjeç, kjo do të nënkuptojë se ajo është dy vjet më e madhe se Jean Calment, një franceze e cila ndërroi jetë në moshën 122 vjeçare në vitin 1997 dhe e cila njihet zyrtarisht si gruaja më e moshuar.
Gjyshja indiane u tregoi banorëve të zonës një kartelë lindje, ku pasqyrohet se ajo është 124 vjeç.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!