Mjeku pneumolog Arian Mezini ka thënë se në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen vetëm 3 pacientë në reanimacion dhe që prej ditës së martë nuk pranohet asnjë urgjencë Covid.
Advertisements
“Diku te 10 pacientë, një pjesë e tyre maksimumi deri të hënën do të dalin nga spitali sepse gjendja shëndetësore e tyre është përmirësuar. Grupmosha është mbi 50 vjeç, kurse ajo pjesë e tyre që nuk është ende për t’u transferuar në shtëpi pranë familjeve të tyre, do të transferohet pranë spitalit Infektiv”, u shpreh mjeku Arian Mezini.
Më tej, pneumologu Mezini u shpreh se vendi ynë nuk pritet të ketë valë tjetër të shpërthimit të virusit nga Covid-19, duke thënë se stina e verës dhe vjeshtës do të jenë të qeta.
Advertisements
“Ne kemi dy faktorë tani që do të ndikojnë që Verën do ta kemi të qetë, por unë besoj edhe një Vjeshtë të qetë që janë pjesa e popullatës që janë infektuar në mënyrë natyrale nga Covid dhe pjesa e popullatës që po vazhdon vaksinimin me ritme të kënaqshme. Në qoftë se vaksinimi do të vazhdojë, problemet i shoh shumë të pakta, por megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm me rregullat e reja që ju i dini, mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe mënjanimi i grumbullimeve të panevojshme’’, tha Mezini në Klan News.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!