Pastori Erion Sylari ka folur për vetëflijimet që ndodhin për shkak të ritualeve duke thënë se ekzistojnë mashtrimet e llojeve të ndryshme por edhe vetë dëshira e njerëzve për të besuar diçka ndryshe nga e zakonshmja.
Advertisements
Në emisionin “Shqipëria Live”, Sylari tha se edhe futja e martesave gay dhe pranimi i tyre nga pastorët është shtrëmbërim i së vërtetës, të cilën e cilëson ndryshe si rituale okulte.
Ndër të tjera, shtoi se ka shumë kisha sataniste në Amerikë që duan të besojnë Biblën e Satanit, që është krejt e kundërt me librin e shenjtë të të krishterëve.
Advertisements
Sylari: Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të një forme perëndishmërie në jetën e tyre. Domethënë, në një mënyrë apo tjetër duan t’i gjejnë kuptim jetës së tyre duke kërkuar, gërmuar, duke gjetur disa forma të ndryshme, të cilat ata dhe vetë për shkak të personalitetit dhe tipit të tyre mund t’i përshtaten.
Këto janë mashtrime, janë njerëz të mashtruar. Nuk kanë lindur sot dhe trendi rritet sa më shumë. Sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më shumë njerëzit do ta besojnë. Dua të them që nuk kanë lidhje me grupmoshat, me gjendjen sociale dhe ekonomike. Çdo njeri është i prekshëm nga kjo gjë. Ka edhe pastor të cilët ndjekin shpikje të ndryshme dhe largohen nga e vërteta siç mund të jetë futja e martesave gay që është formë okulte, janë shtrembërim i të vërtetës.
Edhe dëshmitarët e Jehovait lexojnë Biblën, nuk lexojnë libër tjetër. Mashtrimi është edhe keqinterpretim, edhe se ti beson tek një gjë e tillë, do ta besosh këtë gjë. Ka shumë kisha sataniste që duan të besojnë diçka të kundërt si Bibla e Satanit. Ndjekësit e kësaj feje kanë bërë një Bibël të kundërt me Biblën e fesë së krishterë. Disa janë të mashtruar e disa e bëjnë me dëshirën e tyre.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!