Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kanë arritur marrëveshjen për përdorimin e mjeteve nga buxheti i BE-së për të ndihmuar vendet në procesin e zgjerimit.
Advertisements
Programi IPA 3 në shtatë vitet e ardhshme për këto shtete do të jenë në dispozicion 14.2 miliardë euro. Këto do të ndahen për Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Risi në këtë marrëveshje është se përdorimi i mjeteve nga ana e vendeve kandidate dhe kandidatët potenciale do të jetë e kushtëzuar më shumë me sundimin e ligjit dhe respektimin e vlerave demokratike.
Advertisements
Bashkimi Evropian do të ketë mundësi edhe të suspendojë ndihmën për këto shtete në rast se do të ketë përkeqësim të situatës në sundimin e ligjit dhe ecje prapa në zhvillimin e demokracisë.
Gjithashtu do të ketë një një mbikëqyrje më të madhe nga ana e Parlamentit Evropian në mënyrën se si do të përdoren këto mjete.
Me këtë marrëveshje të Parlamentit dhe Këshillit Evropian, sipas propozimit të Komisionit Evropian, sigurohet korniza për përdorimin e mjeteve në kornizën shumëvjeçare nga viti 2021 deri në vitin 2027 për ndihmën e reformave institucionale, ekonomike, sociale.
Këto reforma do ti vijnë në ndihmë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë që të avancojnë drejt arritjes së standardeve evropiane dhe rritjes së sigurisë së përbashkët.
Parlamenti Evropian në një deklaratë të dhënë pas arritjes së marrëveshjes ka nënvizuar se është e rëndësishme të ketë një qasje strategjike dhe të mbahet kushti i suspendimit të ndihmës për ato shtet, të cilat nuk do të respektojnë vlerat e përbashkëta evropiane, sidomos ato që kanë të bëjnë me liritë themelore, demokracinë dhe lirinë e mediave. Fokus i veçantë do t’i jepet edhe ruajtjes së mjedisit.
Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme David McAllister nga Gjermania, duke komentuar arritjen e marrëveshjes, ka thënë se ky është një lajm i “jashtëzakonshëm për shfrytëzuesit e instrumenteve IPA 3, pasi është arritur marrëveshja, e cila është pritur kaq gjatë”.
Gjithashtu ai shton se kjo: marrëveshje po hap rrugën për përmirësimin e menaxhimit të mjetevetransparencë dhe rritje të konkurrencës për vendet e procesit të zgjerimit, sidomos në periudhën pas pandemisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!