Maturantë iu nënshtruan sot provimit të parë, dalin nga sallat me fytyra të buzëqeshura (foto)

Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan sot provimit të parë të gjuhës së huaj. Testi u zhvillua në 208 qendra provimesh.

Advertisements

Ata janë shfaqur të gëzuar ndërsa kanë dalë pas përfundimit të provimit të gjuhës së huaj.

Më pas në 7 qershor vijohet me gjuhën shqipe dhe letërsinë, matematika në 11 qershor dhe e përmbyllin me testin e lëndës me zgjedhje në 15 qershor.

Advertisements

Ndërkohë që maturantët mbarojnë provimet, një ditë më pas nis testimi për 31 mijë nxënësit e klasave të 9-ta. 3 provimet e lirimit, gjuha shqipe, matematika dhe gjuha e huaj do të zhvillohen nga 16 qershori deri në 25 qershor.

Edhe këtë vit, veç rregullores së maturës, nxënësit duhet të zbatojnë masat anti Covid, distancën dhe mbajtjen e maskave gjatë kohës së provimit.



Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPublikohet spoti ‘HOT’, Antonela e Për’Puthen tashmë krah moderatorit të njohur(Video)
Artikulli tjetërKosova vazhdon të mos shënojë asnjë humbje jete nga COVID-19, regjistrohen 12 raste të reja