“Shpërthen” Aurela Gaçe: Si mund të manipuloni lajme për shëndetin? Ku e keni moralin? Më pyesin njerëzit në rrugë si jam

Tre vjet më parë, në kuadër të fushatës kundër ka ncerit të gjirit, këngëtarja Aurela Gaçe u bëri thirrje të gjitha grave që të shkojnë të bëjnë kontrolle të vazhdueshme.

Advertisements

Ky postim i Aurelës atëhere dhe me të drejtë zuri faqen e parë në portale, mirëpo gjatë ditëve të fundit ky postim është rikthyer nga disa protale me qëllim për disa klikime më shumë, ashtu si dhe vetë Aurela thotë.

E indinjuar, këngëtarja kërkon që ky lloj abuzimi, që luan me shëndetin e njerëzve duhet të marrë fund sa më parë.

Advertisements

“Deri ku mund të shkojë ‘gatimi’ i një titulli? Në 2018, kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrollet e gjirit, e këtë e kam bërë duke treguar edhe që edhe unë bëj kontrollet, se kam frikërat e mia ,si secili nga ne, se kam familje, se dua të jetoj si të gjithë, e të qenit këngëtare nuk më jep asnjë imunitet mbrojtjeje nga së mundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm përsëritet, në 2021, duke e bërë titullin fiks kështu siç e shikoni, që të gjenerojë disa klikime në portalet e këtyre që arrijnë e luajnë edhe deri me shëndetin.

Më morën miq në telefon. Më pyesnin nëse isha mirë.

S’po e kuptoja. Pastaj më dërguan shkrimet.

E lashë të shkonte. Ndërkohë, miq, qoftë edhe njerëz dashamirës, më ndalojnë në rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar, sepse sigurisht, automatikisht, lexojnë titullin, mendojnë të keqen.

Jam e indinjuar.

Këto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për të ndihmuar gratë (ashtu siç ishte edhe qëllimi im), por për të gjeneruar vetëm disa klikime.Bravo.

Thonë që në këto raste, të shtohet jeta.

Moralin ku e keni? Si mund të manipuloni edhe me lajme për shëndetin?Ptujjjjj”, shkruan Aurela.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDeklaratat e Xhaçkës për kufirin detar me Greqinë/ Reagojnë mediat greke: Pala shqiptare po luan lojën që duan turqit
Artikulli tjetërNga Mevlani apo? Lediana merr lajmin më të mirë që mund të priste këto kohë