SHBA jep lajmin e mirë, bën gati 80 milionë doza vaksinë anti- Covid për vendet në nevojë

SHBA vazhdon të planifikojë dhurimin e vaksinave anti- covid për vendet në nevojë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se shumë shpejt presidenti Joe Biden do të shpallë detaje të një plani për dërgesën e 80 milionë dozave të vaks inës në vendet tjera.

Advertisements

Lajmi u dha nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. “Ne do të angazhohemi shumë për rritjen e kapacitetit prodhues në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën”, tha ai, ndërsa theksoi se plani bazohet në shkencë dhe nevojën për vaksina nga ana e vendeve dhe nuk do të “ndërlidhet me asnjë çështje politike”.

Presidenti Biden ka thënë se synon që SHBA të udhëheqin luf tën globale kundër pandemisë, duke theksuar përpjekjet e Kinës dhe Rusisë për të dhuruar vak sina në mënyrë që të rrisin ndikimin në botë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA u takua kryeprokurorja e Tiranës me Ramën për dy orë në një lokal? Flet Elizabeta Imeraj
Artikulli tjetërSasia e parave që lejohen në kufi, hyjnë në fuqi rregullat e reja të BE, ja çfare ndodh nëse ju gjejnë mbi këtë shumë