Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, u vu në qendër të mediave për shkak të videove të postuar në “TikTok”, teksa i kishte kthyer zyrat dhe korridoret në sfilatë paradë mode, ndoshta dhe ngaqë në rini e kishte fituar një konkurs si “miss”.
Advertisements
Pjesën më të madhe të videove, Kapedani i kishte realizuar në ambientet e gjykatës, ku nxirrte në pah jetën e saj luksoze dhe veshjet e markave të shtrenjta si “Gucci” dhe “Prada”.
Mirëpo teksa videot po bëjnë “xhiro” në rrjetet sociale, nuk kishte sesi të mungonin edhe imitimet.
Advertisements
Së fundmi aktorja e njohur e humorit Delinda Disha ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke imituar kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
“Bisha u kthye” shkruan ajo në postimin e saj, teksa në sond dëgjohet kënga e Don Xhonit “Mafia”, e njëjtë si ajo e gjyqtares, si duket kjo skenë do të jepet në “Klanifornia”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!