E trishtë! Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar(EMRI)

Një lajm tr ishtë ka ardhur për median shqiptare. Është ndarë sot nga jeta në moshën 91-vjeçare emri i njohur i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, Ymer Minxhozi.

Advertisements

Ymer Minxhozi, gazetar, publicist e diplomat me stazh të gjatë, ka ndë rruar jetë në banesën e tij.

Ymer Minxhozi është autor i mbi 20 librave me esse, satirë, shënime udhëtime dhe kujtime. Pasi ka mbaruar studimet në Moskë për gazetari në vitet ’50, ai ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore, e më pas ka drejtuar gjatë jetës së tij për shumë vite revistën “Shqipëria e Re”.

Advertisements

Ymer Minxhozi ka përfaqësuar vendin tonë në disa kontakte diplomatike, kulturore e bisedime me vendet fqinje dhe ato evropiane.

Gazetar aktiv dhe i përkushtuar në profesionin e tij, Minxhozi ka qenë prezent me shkrimet e tij edhe pas viteve ’90, kohë gjatë të cilës ka botuar vëllimet “Borë e zezë”, “Shansi i hu mbur”, “Era e mykut”, “Ditari i tre kontinenteve” etj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBrenda vitit 3 flijime në Shqipëri, eksperti zbulon kë shenjestrojnë grupet satanike
Artikulli tjetërNuk është Lediana, as Antonela, Mevlani në plazh: Me ty ja vlen të harxhoj çdo sekond të jetës!