Tùmoret zbresin në moshat e reja, ja me sa % rriten fàtàliteti në femrat 30-40 vjeç më 2020

Vitin e kaluar humbën jetën nga sëm undjet tum orale 3589 persona, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin paraardhës, por të dhënat tregojnë se më të dëmtuar nga kjo sëmundje kanë qenë femrat në moshën 30 -40 vjeç.

Advertisements

Gjatë vitit pa ndemik ku edhe gjithë vëmendja dhe energjitë e sistemit shëndetësor ishin përqendruar tek menaxhimi i Covid-19, sëmundja e tumorit ka rezultuar fatale në moshat e reja të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në femrat e moshës 30-34 vjeç fatalitetet nga tumori u rriten me 120 për qind. Gjithsej humbën betejën me jetën 11 ferma në këtë moshë nga 5 në vitin 2019. Gjithashtu 21 ferma në moshën 35 -40 vjeç u përballen me vdekjen për shkak të tumoreve me një rritje 100 për qind në raport me vitin 2019 (shih Grafikun e mëposhtëm).

Mjekët onkologë arsyetojnë se gjatë vitit pa ndemik u rriten vështirësitë për të marrë shërbimet mjekësore dhe trajtimet rutine me kimioterapi që të sëmurët me t umore marrin zakonisht. Kufizimet në lëvizje vështirësuan trajtimin e tyre në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa shumë persona nuk kanë mundur të marrin diagnozën në kohë për të evituar një infektim të mundshëm me virusin në spitale.

Advertisements

Neoplazmat shënuan rritje më të lartë tek femrat se tek meshkujt. Fatalitetet te femrat u rritën me 2.2% në 2020-n, të ndikuara nga grupmoshat 30-39 vjeç dhe 60-64 vjeç.

Gjatë vitit 2020, v de kshmëria tek burrat nga kjo sëm undje ra më 1 për qind. Por teksa në total kishte me pak jetë të humbura në meshkuj, në moshat e reja 30-50 vjeç u vu re një rritje e jetëve të humbura në raport me vitin 2019 (shih grafikun e mëposhtëm).

Neoplazmat ishin grupi i tretë më i madh nga sëmundjet që shkaktojnë fa tal itete. Zakonisht vd e ks hmëria është më e lartë në moshat mbi 60 vjeç, por vit pas viti ka një zbritje në mosha të reja, si pasojë e kequshqyerjes, ndotjes dhe stilit të jetesës.

Meshkujt janë më të prekur, të ndikuar dhe nga stili i jetesës që ata bëjnë. Mjekët pneumologë pohojnë se janë shtuar dukshëm rastet e tu moreve të mushkërive, për të cilat bëjnë shkaktarë pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit.

62.6% e totalit të jetëve të humbura nga tu moret ishin burra në 2020-n. Por në raport me një vit më parë ka një rritje të prevalencës së femrave me rreth 1 pikë pqërqindje për shkak të rritjes më të lartë të vd ek shmërive të grave nga tumoret në raport me burrat. Mjekët pohojnë se tu moret e uterusit dhe të gjirit po përhapen shpejt dhe po zbresin në moshat e reja.

Gjirokastra, qarku më më shumë v d e k je nga tum oret

Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se v de kshmërinë më të lartë për numër popullsie e ka Gjirokastra. Në vitin 2020 në Gjirokastër kishte 24,4 persona që humben jetën nga tu moret për 10 mijë banorë. Më pas vijnë Berati, Korça dhe Vlora me rreth 16 vdekje për 10 mijë banorë.

Tirana dhe Durrësi kishin numrin më të ulët të vd e kj eve nga tu moret në raport me popullsinë, respektivisht me 9.9 dhe 10.4 të vdekur për 10 mijë banorë.

Prevalenca për mijë banorë me të sëmurë me kan cer shihet të ketë pësuar rritje me 70% gjatë dekadës, sipas të dhënave spitalore./Monitor

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDiell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit sot
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 2 qershor 2021