I fundit/ Aksident i rëndë në kryeqytet, makina dhe kamioni bëhen ‘copash’

foto ilustruese

Advertisements

Një person ka mbetur i lën duar nga aksidenti në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Nga Policia e Kosovës janë dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Daut Hoxha ka bërë të ditur se i lën duari nga ky aksident është dërguar për tretman mjekësor.

Advertisements

“Sot në ora 15:25, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në KM 56, drejtimi Hani Elezit-Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lën dime dhe dëme materiale, të përfshirë në aksident janë një automjet dhe një kamion, meqë rast përveç dëmeve materiale lën dime të rënda trupore ka marrë shoferi I automjetit. Deri në këtë fazë ekipet relevante emergjente kanë dalë në vendin e aksidentit, i lën duari është përcjell për trajtim mjekësorë, ndërsa njësia për kontroll dhe menaxhim të trafiku në autostradë po merret me procedurat tjera në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Nga Policia e Kosovës është apeluar që pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve që gjatë vozitjes të shtojnë vigjilencën e tyre dhe ngasjen e automjetit ta përshtatin me kushtet e rrugës duke respektuar në plotësi edhe rregullat që dalin nga ligji trafikut si për kufizimin e shpejtësisë dhe mbajtjen e distancës në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla, e që shpesh përfundojnë me humbje të jetëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakUsain Bolt më i shpejti në botë? Sprintieri amerikan i thyen rekordin (video)
Artikulli tjetërKosova ‘shpartallon’ San Marinon, Vedat Muriqi ‘bisha’ e mbrëmjes (VIDEO)