Era e fortë i hodhi në tokë, në gjendje të rëndë dy punëtorët në Sarandë (video)

SARANDË
Dy persona kanë mbetur të pla gos ur në Sarandë në një ngjarje aksidentale. Mësohet se dy punëtorë po punonin në një çati në fshatin Shelegar ndërsa era e fortë ka shtyre llamarinën ku po punonin dhe i ka hedhur në tokë të dy.

Advertisements

Dy punëtorët Mehmet Metali, 35 vjeç dhe Sokol Cukari, 31 vjeç menjëherë u transportuan në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë. Njeri prej tyre, Sokol Cukari i është nënshtruar operacionit në këmbë ndërkohë që 35-vjeçari Metali, për shkak të dëmtimeve në shtyllën kurrizore u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Informacion paraprak

Advertisements

Në orën 14:30, në spitalin e Sarandës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasit S. Ç., 31 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBerisha intervistë për “Washington Times” pas shpalljes “non-grata”, akuzon rëndë Sekretarin Amerikan të Shtetit
Artikulli tjetërI fundit/ OBSH miraton përdorimin e vaksinës kineze Coronavac, Manastirliu jep lajmin e mirë