Berisha intervistë për “Washington Times” pas shpalljes “non-grata”, akuzon rëndë Sekretarin Amerikan të Shtetit

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha këmbëngul se nuk ka fakte pas akuzave për korrupsion të ngritura kundër tij nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Advertisements

Në një intervistë për “The Washington Times”, Berisha ka thënë se vendimi që i ndalon hyrjen në SHBA është bazuar në dezinformacion nga Edi Rama dhe organe të financuara nga George Soros.

Ish-kreu i PD premtoi gjatë intervistës se do t’i luftonte akuzat e pabaza në rrugë ligjore. Ai tha se avokatët e tij po përgatisin një padi për fyerje dhe shpifje kundër zotit Blinken në një gjykatë evropiane.

Advertisements

Berisha ka sfiduar hapur administratën Biden të tregojë prova për pretendimet kundër tij dhe deklaroi se zyrtarët amerikanë do të bënin mirë të fokusoheshin në rivalët e tij politikë, përfshirë kryeministrin aktual Edi Rama, i cili është kryetar i Partisë Socialiste.

“Kam bindjen e thellë se kjo deklaratë kundër meje është bazuar tërësisht në informacion të gabuar që zoti Sekretar i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces lobimi i korruptuar që përfshin Edi Ramën dhe George Soros, të cilët janë miq të afërt”, tha Berisha. “Ata nuk kanë fakte. Asnjë fare. Sikur të bënin të ditur ndonjë, do t’u isha mirënjohës. Por ata nuk kanë prova konkrete të bazuara në fakte, jo në manipulime e shpifje”, shtoi ai.

Zoti Berisha, i cili deklaroi pafajësinë në një letër drejtuar zotit Blinken, foli me “The Washington Times” rreth një javë pasi Sekretari i Shtetit e deklaroi atë “persona non grata”.

Berisha pretendon se është viktimë e një fushate përbaltjeje të orkestruar nga një rrjet organizatash joqeveritare që operojnë në Shqipëri dhe vende të tjera ballkanike me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur të Sorosit.

‘Unë kam qenë kritik i hapur i George Soros dhe mikut të tij të afërt Edi Rama, dhe për këtë shkak Departamenti i Shtetit ngriti akuzat kundër meje’, tha Berisha për The Times. ‘Nuk ka arsye tjetër. Nuk mund të ketë arsye tjetër’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRonela Hajati lë “nam” në mes të intervistës/ E pyesin për pavarësinë e Kosovës, ja çfarë përgjigje ka dhënë
Artikulli tjetërEra e fortë i hodhi në tokë, në gjendje të rëndë dy punëtorët në Sarandë (video)