Covid në Shqipëri/ MSH: 6 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi 6 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,325 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Advertisements

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor bete jën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (31 Maj 2021)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 123
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,325

Testime totale 720,021
Raste pozitive 132,315
Raste të shëruara 129,431
Raste Aktive 433
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 152
Korçë 67
Shkodër 62
Berat 33
Elbasan 27
Lezhë 25
Vlorë 22
Gjirokastër 15
Fier 9
Durrës 9
Kukës 8
Dibër 4

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKosova i bën thirrje Shqipërisë që të heqë tarifën në “Rrugën e Kombit”
Artikulli tjetërCovid u krijua në laborator? Ekspertët: Nëse origjina nuk hetohet, atëherë rrezikohemi nga COVID-26 dhe 32!