Covid-19/ Lajme të mira vijnë nga Kosova, asnjë jetë e humbur në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë përditësuar të dhënat sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Advertisements

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit, janë regjistruar si të infektuar 5 qytetarë.

Ndërsa fatmirësisht, në këtë interval kohorë nuk është regjistruar asnjë vi kt imë nga virusi.

Advertisements

Lajmi tjetër i mirë, është që gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë shpallur 184 të shëruar 184 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

ASNJË RAST I VD EK JES, 5 RASTE POZITIVE DHE 184 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.007 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vd ek jes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vd ekj es.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201.

Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE pamë pak ditë më parë në karrige me rrota, Fatos Nano shfaqet në hyrjen VIP në Rinas (video)
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh në Librazhd? Gjendet i vàrur 42-vjeçari, në të njëjtin vend ku një person i dha fund jetës dy ditë më parë (EMRI)