Studimi, vaksina kineze CoronaVac zvogëlon vdekshmërinë deri më 97 %

Vaksina kineze CoronaVac ul rrezikun e vdekshmërinë deri në 97%, sipas rezultateve paraprake nga një studim i kryer në Uruguaj. Ndërkohë që për personat që kishin marrë dy doza, rreziku i infektimit bie në 57 përqind dhe pranimet në kujdesin intensiv bie me 95 përqind, thuhet në një raport të ministrisë së shëndetësisë.

Advertisements

Sipas studimit, duke llogaritur numrin e përgjithshëm të personave të vaksinuar me CoronaVac që nga 25 maji 712,716 persona, vetëm 5,360 rezultuan pozitivë me Covid- 19 dhe 6 prej tyre humbën jetën.
Te personat e shtruar në spital, CoronaVac ishte 95% efektive në parandalimin e vdekjes. Krahasuar me vaksinat e tjera në përdorim, ka pasur pak botime shkencore mbi efikasitetin e CoronaVac, të prodhuara nga firma kineze Sinovac. CoronaVac përdoret gjerësisht në Kinë dhe në dy duzina vende të tjera.

Kili raportoi muajin e kaluar se rezultatet e hershme nga fushata e saj e imunizimit treguan se CoronaVac ishte 67 për qind efektive në parandalimin e rasteve simptomatike dhe 80 për qind në parandalimin e vdekjeve.

Advertisements

Rezultatet e testeve me CoronaVac në Brazil treguan efikasitet prej rreth 50 përqind në parandalimin e infeksionit simptomatik, ndërsa të dhënat nga Turqia tregojnë se jo ishte më shumë se 80 përqind efektive.

CoronaVac është një lloj tradicional i vaksinës, e cila ka përdorur virusin e pa aktivizuar për rritjen e imunitetit.

Uruguai, me një popullsi prej 3.5 milion, ka arritur të vaksinojë me të paktën një dozë 45.8 përqind të popullsisë s dhe dy doza në 28.29 përqind deri në 25 maj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Është i gjithi faji im!’ – Gjykatësi në Itali sheh teknikun si përgjegjës për trάgjedinë e teleferikut
Artikulli tjetërNëna s’do e shohë më birin e vet, i riu gjendet i mbytŭr/ Ja dyshimet e para