‘Është i gjithi faji im!’ – Gjykatësi në Itali sheh teknikun si përgjegjës për trάgjedinë e teleferikut

Tre të dyshuar në një aks.ident me teleferik në Itali që vrau 14 persona u lejuan të dilnin nga bu.rgu të dielën, pasi një gjykatës përcaktoi se shumica e fajit i binte vetëm njërit prej tyre, një tekniku shërbimi.

Advertisements

Fatkeqësia më 23 maj bëri që një kabinë teleferiku që fluturonte nga qyteti turistik Stresa, të shkëputej dhe të binte në tokë mbi malin Mottarone në rajonin e Piemonte.
I mbijetuari i vetëm ishte një djalë pesë vjeçar, Eitan Biran, prindërit, vëllai i vogël dhe stërgjyshërit e të cilit u vr.anë të gjithë në ak.sident.

Pronari i ndërmarrjes së teleferikëve në Mottarone, Luigi Nerini dhe shefi i mirëmbajtjes Enrico Perocchio u arr.estuan të mërkurën për incidentin së bashku me një teknik, Gabriele Tadini.

Advertisements

Gjykatësja hetuese e Verbania, Donatella Banci Buonamici, tani ka vendosur se kishte një “mungesë të madhe të provave” të fajësisë për dy personat e të parë, të cilët u liruan nga bu.rgu i Verbania të dielën.

Ajo shtoi se pjesa më e madhe e fajit për aksidentin ishte te Gabriele Tadini, i cili kishte çaktivizuar qëllimisht frenën e urgjencës së makinës, sepse ajo bllokohej në mënyrë spontane. Frenat mund ta kishin ndaluar kabinën e teleferikut pasi pasi kablloja u këput.

Në gjyq, Tadini u ka thënë të pranishmëve: “Është i gjithi faji im”. Ai u lejua të largohej nën arr.est shtëpiak dhe po pret padinë.

Rajoni i Piemontit mbajti një minutë heshtje mesditën e së dielës, me flamuj që valëviteshin në gjysmë shtizë për të përkujtuar atë që ndodhi një javë më pare, fatkeq.ësinë pranë liqenit Maggiore.

Pesëvjeçari Eitan Biran u zgjua në spital të enjten dhe vazhdon të mbahet nën kujdesin intensiv.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak”Mam ku je, Kjo eshte per ty”Alban Ramosaj fiton ‘Këngën Magjike’: Renditja e këngëtarëve
Artikulli tjetërStudimi, vaksina kineze CoronaVac zvogëlon vdekshmërinë deri më 97 %