Qytetarët në Tiranë nga qershori deri në gusht nuk do të kenë mundësi të përdorin abonenë e përgjithshme prej 1600 lekësh për të udhëtuar me linjat urbane në kryeqytet.
Advertisements
Ky vendim që pritet të miratohet të hënën nga Këshilli Bashkiak, bëhet për arsye se nga 1 qershori bashkia do të riorganizojë itineraret, frekuencat e lëvizjes dhe kushtet e shërbimit të transportit publik, por për këtë duhet të studiohen paraprakisht volumet e udhëtimit.
Operatorët thonë sipas projektvendimit se ato janë në nivele minimale pasi pandemia e ka vënë në vështirësi transportin publik.
Advertisements
Për tre muajt në vijim për të lëvizur në Tiranë qytetarët duhet të paguajnë biletën e cila vetëm për një udhëtim kushton 40 lekë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!