Anëtari i bërë ‘tapë’ i PD-së i ndërpret fjalën Edith Harxhit, përjashtohet nga mbledhja

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me anëtarësinë e PD-së në Korçë.

Advertisements

Ajo ka qenë e shoqëruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, teksa ka shpalosur programin e saj para anëtarëve të PD-së.

Por në 2 momente fjala e saj është ndërprerë nga një person i pranishëm në mbledhje, i cili komentonte fjalimin e Harxhit duke thënë “nuk duam të dëgjojmë përralla”.

Advertisements

Burime për mediat thonë se anëtari i PD-së që ka ndërprerë Harxhin ka qenë i de hur dhe është nxjerrë nga mbledhja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMerret vendimi, çfarë do të ndodhë me “Përputhen” duke nisur nga e hëna e ardhshme
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Shèrr me thìkà në Durrës, plàgòsen dy vëllezër